A dini së cilit djalë ia dorëzoi Toti shiritin e kapitenit?

Kapiteni legjendar i Romës, Françesko Toti, gjatë një ceremonie, rrallë herë të parë në fushat e futbollit, u dha lamtumirën e fundit tifozëve në “Olimpiko”, ku ai luajti ndeshjen e tij të fundit me Romën. Toti vendosi që, më në fund, të largohej nga fusha e futbollit, kështu që ky stadium roman u mbush, plot e përplot, deri në vendin e fundit, sepse të gjithë kishin një dëshirë të madhe që ta shihnin Totin, për herë të fundit, në fushë. Ai pati një karrierë të jashtëzakonshme, kështu që edhe ceremonia e lamtumirës së tij ishte e jashtëzakonshme.

Askush nuk mund t’i mbante lotët, ndërkohë që edhe askush nuk përpiqej që t’i fshihte ato, kështu që, me një fjalë të plotë, mund të thuhet se lamtumira ishte, me të vërtetë, “mbretërore”, ashtu sikurse ai edhe e meritonte atë. Në fund, Toti ia zbukuroi, si asnjë herë tjetër, jetën djaloshit Matij Almaviva, të cilit ai i dorëzoi shiritin e kapitenit. Ky djalë është kapiteni i ekipit më të ri të Romës. Ai është lindur në vitin 2006, kur Toti shpallej kampion bote, kështu që, sigurisht, që Almaviva nuk do ta harrojë kurrë këtë moment të jetës së tij.

Sfidanti.al