Mberetërimi i Arsene Wenger në stolin ne Arsenalit do të vazhdojë edhe për 2 sezone të tjerë. Trajneri francez ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit londinez për rinovimin e kontratës që i skadonte në muajin qershor. Sipas rrjetiti BBC, të hënën Wenger dhe pronari i Arsenalit, Stan Kroenke u takuan për të diskutuar të ardhmen e tij, por duket se ishte bordi drejtues ai që vendosi të mbajë Wenger në ‘Emirates’. Gjithnjë sipas BBC, ditën e mërkurë do të bëjë zyrtar lajmin për rinovimin e kontratës me Arsene Wenger. Arsenali e mbylli sezonin në vendin e 5 me 18 pikë më pak se Chelsea dhe mbeti jashtë Ligës së Kampioneve për sezonin e ardhshëm, gjë që nuk i ndodhte prej 21 vitesh. Me Wenger në stol, në 9 sezonet e parë, Arsenali fitoi 3 tituj kampionë të Premier League e 4 FA Cup. Topçinjtë u rikthyen te suksesi pas 9 sezonesh, në 2014 kur fitoi FA Cup, trofe të cilin e fitoi edhe këtë vit pasi mundi Chelsean në Wembley.
Sfidanti.al