Një tjetër yll i thotë tifozëve: Ju dua shumë, por po largohem!

Ndoshta do të ishte më mirë të kishim një botë pa tifozë ultras, pa idhuj dhe pa diferenca kaq të mëdha mes klubeve. Nëse bota do të ishte e tillë, natyrisht që mbështetësit e Atletikos së Madridit nuk do të ndiheshin keq, si janë ndjerë radhazi kur nga ekipi janë larguar yje si Torres, Falkao, Diego Kosta dhe tani ndoshta edhe Grizman. Sulmuesi francez, një nga të adhuruarit në “Visente Kalderon”, dhe një nga lojtarët që ka bërë më shumë për skuadrën këta tre vjet, mesa duket do të ndjekë rrugën e të tjerëve. Do të ikë në një klub më të madh dhe do t’ua thyejë zemrën tifozëve.

Nuk është hera e parë që Grizman ndahet me një tifozeri, rasti i fundit ishte ai me Real Sociedadin në 2014. Atletiko do të këroj të 100 milionë eurot e klauzolës së transferimit, aq më tepër që i detyrohet Sociedadit me 20 për qind të shumës së shitjes së radhës, dhe po ashtu trajneri Diego Pablo Simeone kërkon të zëvendësojë Grizmanin me Diego Kostën, por po ashtu ka kërkuar nga drejtuesit e klubit përforcime të rëndësishme si Noliton e Man. Sitit, Sandro Ramirezin e Malagës dhe sulmuesin e Seviljes, Vitolo.

Sfidanti.al