Mjafton një postim në Twitter që të shkaktosh një sërë reagimesh. Ai që mendoi të bëjë një gjë të tillë ishte kampioni i botës në Formula 1 në 1996, Damon Hill që I shtoi patosin cështjes së rinovimit të kontratës mes Lewis Hamilton dhe Mercedes
Në postimin e tij Damon Hill shkruante: Sipas zërave, Lewis Hamilton është shumë pranë nënshkrimit të një kontrate për 2 vjet me Mercedes me të drejtën e vetos për shokun e skuadrës. Do ta bëja edhe unë vetë, kështu në fund do të mbetesha pa një shok skuadre’.
Vetë Hill e theksoi se bëhet fjalë për zëra, kështu që dyshimet rreth vërtetësisë së lajmit mbeten. Nëse do të konfirmohet, Mercedes do të shihte veten në një pozitë jo shumë komode sepse do të thoshte mbajtje larg skuadrës gjermane edhe për dy vjet të George Russell që në Cmimin e Madh të Bahreinit tregoi se mund të shkojë shumë mirë menjëherë.
Megjithatë rrethi shtrëngohet në lidhje me këtë cështje sepse pas më pak se një muaji, në 2 mars, do të bëhet prezantimi i makinës së re të Mercedes, W12 dhe në atë ditë drejtuesit e skuderisë kampione të botës do të duan të jenë të sigurt për pilotin që do të jetë përkrah Valtteri Bottas në kampionatin e Formula 1 të 2021
Sfidanti.al