Majeri i Regensburgut është “portieri-vrasës” i penalltive në Kupën e Gjermanisë!

Kualifikimi ndaj Hertës padyshim që ishte një arritje e madhe, ndonëse në këtë garë kanë ndodhur mrekulli edhe më të mëdha. Një skuadër e kategorisë së dytë që eleminon një të Bundesligës madje ndodh pak si shpesh, veçse suksesi i Regensburgut ishte i veçantë për dy arsye. Së pari sepse kjo është hera e parë që ky klub arrin në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë. Së dyti, sepse Jahn Regensburgu ia ka dalë në çdo raund vetëm pas penalltive.

Fillimisht, u eleminua Kaizerslauterni (sot në kategorinë e tretë) 5-4, pastaj Veheni i Visbadenit më shifrat 4-2 dhe tani Leverkuseni 6-5. Heroi i kësaj skuadre këtë sezon ka qenë patjetër portieri Aleksandër Majer, i cili po cilësohet nga mediat gjermane si “vrasësi i penalltive” apo si “vrasësi i kupës”. Ai ka pritur 5 penallti, nga të cilat 4 në seritë e 11-metërshave në fund dhe një gjatë lojës, siç bëri ndaj Hertës. Siç shkruan “Bildi”, kjo nuk është rastësi sepse 29-vjeçari përgatitet shumë për penalltitë, dhe kjo në çdo ndeshje. “Ka shumë mundësi që të analizosh sesi kundërshtarët i gjuajnë penalltitë, – tha Majeri, – unë i ndjek ata nëpër video, për të parë se kush i gjuan dhe sesi. Çdo gjë është e mundshme që të gjendet sot”.

Sfidanti.al