Juvja, besim te dyshja CR7-Morata dhe një llogari e hapur me Romën!

Nëse do të flasim për repartin ofensiv, atëherë detyrimisht mendja do të shkojë në Mynih, aty ku luajnë futbollistët më të dalluar. Dyshja Robert Levandovski-Tomas Myler është ajo që udhëheq renditjen e golave në Europë me 40 rrjeta të shënuar së bashku. Gjithsesi, në “podium” në këtë renditje është edhe dyshja e Juventusit, Kristiano Ronaldo-Alvaro Dibala që ka shënuar 35 gola, po aq sa dyshja e Totenhemit të Murinjos e përbërë nga Harri Kejn dhe koreanojugori Son.

Ndaj Romës, ndërkaq, të besuarit e trajnerit Andrea Pirlo kanë edhe një objektiv për të realizuar, ndonëse nuk është tepër i madh. Nga të gjitha skuadrat e pesë vendeve të para të renditjes së Serisë A, vetëm Roma nuk është mundur. Milani u mund në kampionat 3-1 në “San Siro”, Napoli në Superkupë dhe Interi në Kupën e Italisë. Në “Olimpiko” fazën e parë përfundoi 2-2.

Sfidanti.al