Hazari dhe dëmtimet, një “binom” që mund të shkatërrojë një karrierë!

Mjeku i kombëtares së tij është tepër i shqetësuar. Kristof Sas thotë se dëmtimet muskulore të futbollistëve janë një problem i madh sepse një lojtar duhet të jetë në gjendje të godasë topin, të marrë kthesa, të kërcejë dhe gjithnjë me shpejtësi të madhe, ndërsa kjo është edhe më e vështirë gjatë riaftësimit. Flasim për Eden Hazarin e Realit dhe të Belgjikës, i cili do të mungojë 6 javë për shkak të një dëmtimi që pësoi pak ditë më parë.

Hazari humbi 6 javë në nisje të sezonit për shkak dëmtimi, ndërsa më pas ai doli pozitiv me koronavirus duke humbur edhe dy javë të tjera. Pasi u kthye në fushë, ai luajti vetëm për 10 ditë (!!!) sepse u ndalua nga një dëmtim në kofshë duke mbetur jashtë fushe edhe për 6 javë të tjera. Doktor Sasi thotë se Hazari është në një rreth vicioz me dëmtime kronike, diçka që e ka penguar yllin belg që kur kaloi nga Çelsi tek Reali në verën e vitit 2019. Madrilenët paguan 100 milionë euro, dhe flitet se shuma mund të arrijë në mbi 140 milionë.

Sfidanti.al