Po rritet numri i tenisteve, të cilave nuk u pëlqen mënyra sesi po mbrohet “ikona” e tenisit, rusja Maria Sharapova që, sikurse dihet, pati lidhje me një skandal dopingu para një viti. Ajo nuk luajti një kohë të caktuar, për shkak të pezulimit nga ana e Shoqatës Ndërkomëtare të Tenisit. Tani, ajo do të kthehet në terrenet e tenisit dhe do të marrë pjesë në turnetë e mëdha.
Sidoqoftë, midis tenisteve të nivelit të saj, ekziston opinioni se dikush po e mbështet Sharapovën. E fundit që u prononcua në këtë drejtim, ishte Voznjacki. “Para së gjithash, dua të them se kthimi i saj është në të mirë të cilësisë së tenisit të femrave, por, sidoqoftë, mendoj se ka një dilemë të madhe lidhur me këtë rast. Dikush nga tenistet e tjera mund ta konsideroj veten të ofenduar, se përse, pas pjesëmarrjes në një skandal dopingu, dikush kthehet më shpejt në turnetë e mëdha, kurse dikush tjetër me vonë. Duket se rregullat nuk janë njëlloj për të gjithë.
Të gjithë e meritojnë shansin, por jo kështu…”, vuri në dukje Voznjacki. Para kësaj të fundit, kthimin e Mashës (Sharapovës) e komentoi edhe tenistja Anxhelika Kerber që, gjithashtu, është e revoltuar se dikush e mbështet Sharapovën që ka qenë e përfshirë në një aferë të madhe skandali.
Sfidanti.al