Kush duron, fiton: Ikardi thirret në përfaqësuesesn e Argjentinës

Sulmuesi i Interit të Milanoës, Mauro Ikardi, zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer kundër Atalantës, të cilën ekipi i tij e mundi me rezultatin e thellë 7-1. Në këtë ndeshje, Ikardi shënoi një hat-trick (tregolësh), duke e entuziazmuar, edhe një herë tjetër, opinionin sportiv. Pas ndeshjes, ai tha se shpresonte se do ta thërrisnin në përfaqësuesen argjentinase. Trajneri i Argjentinës, Edgardo Bauza, pak kohë më parë, bëri të ditur listën e lojtarëve, më të cilët ai do të luante në dy ndeshjet e ardhshme, por emri i Ikardit nuk ndodhej atje.

Bauza tha se ai do ta thërriste Ikardin vetëm, nëse do të dëmtohej ndonjëri nga sulmuesit e tij. Kështu që duket se për sulmuesin e Interit ka lajme të mira, pasi mediumet publikuan lajmin se Bauza i ka dërguar ftesë edhe Ikardit. Në fakt, është dëmtuar sulmuesi Prato dhe vendin e tij, siç duket, do ta zërë Ikardi. Argjentina, ndeshjet e saj të ardhdhsme kualifikuese të kampionatit botëror do t’i zhvillojë në fund të muajit, filllimisht, me Kilin dhe, më pas, me Bolivinë.

sfidanti.al