Ermir Lenjani nuk do të jetë pjesë e Kombëtares në ndeshjen e radhës me Italinë.
Mesfushori i Rennesit, Ermir Lenjani nuk do të jetë pjesë e Kombëtares për ndeshjet kundër Italisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, shkruan Panorama Sport.
Ish anëtari i Nantesit nuk do të grumbullohet nga Gianni De Biasi për shkak të mos aktivizimit te skuadra e Rennesit.
Drejtuesit e klubit francez nuk janë duke e ftuar Lenjani as në stolin rezervë, derisa në disa ndeshje e kishin dërguar që të luajë me ekipin e dytë.
Lenjani sezonin e kaluar ka luajtur 24 ndeshje me Nantesin, por rikthimi te Rennes si duket i ka kushtuar shtrenjtë.