Në Itali e humbi titullin kampion pas 14 viteve suksesesh radhazi. Pro Reko, gjithsesi, mori revanshin duke fituar Ligën e Kampionëve në vaterpol për meshkuj për herë të 9-të, duke qenë ky një rekord europian. Pro Reko triumfoi në finale 9-6 ndaj hungarezëve të Ferencvaroshit, në kompleksin e notit në Beograd. Dushan Mandiç ishte lojtari më i mirë i finales me 3 gola, dhe serbi kishte qenë më i miri edhe në gjysmëfinale ndaj Barcelonetës, fituar 12-10 kur shënoi 4 gola. Në çerekfinalen kundër VASPO-s së Hanoverit, në rezultatin 16-9, më i miri ishte ylli malazez, Aleksandar Ivoviç, ndonëse sot në moshën 35-vjeçare. Në vendin e treto doli ekipi tjetër italian, ai i Breshës, që mundi Barcelonetën 13-7.
Italianët kanë 9 trofe në Championsin e ujit, duke qenë të shkëputur nga dy ekipet e ish-Jugosllavisë Mlladostit të Zagrebit dhe Partizanit të Beogradit që kanë nga 7 tituj. Ekipi ka 5 lojtarë të huaj, ndër të cilët kapitenin Ivoviç, Mandiçin, amerikanin Halok dhe dy kroatët, Marko Bijaç dhe Niksha Dobud. Bijaç është portier dhe luajti një finale të madhe duke i dhënë fund me lavdi karrierës me Pro Rekon në moshën 30-vjeçare.
Sfidanti.al