Me ne fund pritja mbaroi. Ferrari prezantoi makinen e re me te cilen do tw garoje ne boterorin e Formula 1 te ketij viti SF71H. Ne Maranelo u shfaq nje makine qe beri nje kthim prapa ne kohe persa i perket ngjyres se telajos. E kuqja tipike e kesaj makine eshte me e erret, nderkohe qe ka disa pjese ne ngjyre gri.
Me ngjyre te kuqe do te jete edhe sistemi Halo dhe krahet e perparme dhebte pasme te makines. Makina SF71H eshte makina e 63 e projektuar nga Ferrari ne Boterorin e Formula 1. Edhe ne 2018 do te kete ndryshime ne kete kampionat ashtu sic pati edhe nje vit me pare dhe Ferrari i ri eshte krijuar per te shfrytezuar eksperiencen e fituar nga 2017. Me kete makine Sebastian Fetel dhe Kimi Raikonen do te kerkojne qe kete vit t’i japin fund hegjemonise Mercedes.
Pas prezantimit, Ferrari do te dergoje SF71H ne Barcelone ku ne daten 25 shkurt te beje ate qe quhet Filming Day, nderkohe qe 1 dite me vone ne 26 shkurt do te nisin edhe testet e para presezonale. Sesioni i pare i testeve do te mbahet deri ne 1 mars, ndersa testetbe dyta qe do te zhvillohen ne te njejtin vend do te jene ne 6-9 mars dhe nebte dyja keto sesione testesh Fetele Raikonen do te jene te pranishem