E ka mbiemrin Drogba, por nuk shkakton frikë, por emocione!

Isak Drogba po fillon karrierën e tij, ashtu sikurse bëri edhe i ati i tij, Didie Drogba, duke nënshkruar me klubin francez, Gingamp. Nëse ylli i dikurshëm i Celsit (Drogba i madh), ndodhet në prag të përfundimit të karrierës, duke luajtur në ligën amerikane të futbollit, MLS, i biri i tij, Isak, sapo po fillon që ta ndërtojë karrierën e tij. Drogba i ri që, deri tani, ka qenë pjesë e akademisë së futbollit të Celsit, shkoi në Francë, ku nënshkroi një kontratë me ekipin Gingamp, klub, ku i ati i tij, Didie, nisi, para shumë vitesh, karrierën e tij profesioniste. Drogba i madh i famshëm erdhi në Gingamp, më 2002, nga Le Mani, pasi për të u paguan vetëm 100 000 euro! Në 49 ndeshje, ai shënoi 23 gola, ndërsa sezonin e ardhshëm shkoi në Marsejë. Me ekipin e atjeshëm të Olimpikut, ai luajti në finale të Kupës UEFA, kurse, më pas, ai shkoi për 30 milionë euro te Celsi, ku shkëlqeu dhe u bë një nga sulmuesit më të mirë në botë gjatë afro 15 viteve.

“Ti, nuk e ke idenë sesa krenar jam unë për ty”, shkroi Didie për të birin në proflin e tij të Instagramit, ndërsa mori mënjehrë përgjigje nga ish-bashkëlojtari i tij te Celsi Frank Lampard: “Dua të uroj. E mbaj mend Isakun si fëmijë të vogël, por shikoje sesi është bërë tani, një burrë i vërtetë”.

Sfidanti.al