Tifozët e Eintrahtit të Frankfurit shprehën pakënaqësinë e tyre lidhur me atë se ndeshja kundër Laipcigut që ekipi, sidoqoftë, e fitoi 2-1, u zhvillua të hënën në mbrëmje. Ndeshja nuk filloi në kohën e përcaktuar, pasi tifozët hodhën letra dhe shirita të bardhë, me shumicë, ndërkohë që edhe pjesa e dytë nisi me vonesë, pasi tifozët hodhën në fushë shumë topa tenisi.
Këto veprime tifozët i bënë në shenjë proteste kundër zhvillimit të ndeshjeve të Bundesligës ditën e hënë.
Duket qartë se tifozët gjermanë, ashtu si edhe të gjithë gjermanët, në përgjithësi, e kanë të vështirë që të ndërrojnë shprehitë dhe zakonet që nënkupton se për sport dhe argëtime është fundjava, kurse e hëna deri të premten është për punë dhe pushim në mbrëmje.
Sfidanti.al