Popoviç: Nuk më duhet deklarata e Gjorgjeviçit, unë shoh punën time

Trajneri i përfaqësueses serbe të basketbollit, Sasha Gjorgjeviç, në prag të kampionatit botëror të basketbollit që do të zhvillohet në Kinë gjatë dy javëve të para të shtatorit, ngriti shumë “pluhur” në SHBA.

“Le t’i lëmë amerikanët të bëjnë lojën e tyre, kurse ne do të bëjmë lojën tonë. Zoti i ndihmoftë, kur ata të ndeshen neve”, ishte deklarata e Gjorgjeviçit, së cilës iu referuan shumë mediume në SHBA. Kështu në një nga seancat stërvitore të përfaqësueses së SHBA-së gazetarët e pyetën trajnerin e saj, Greg Popoviç, lidhur më këtë deklaratë.

“Shkoni pyesni atë që e ka bërë këtë deklaratë. Unë për vete nuk i kushtoi asaj vemëndje. Unë bëj punën time, por sidoqoftë Sasha është një trajner i shkëlqyer. Ai është një konkurrues i madh, ka qenë hero në Evropë, kur luante vetë si basketbollist”, deklaroi Greg Popoviç që, në fakt, nuk ka pak probleme në ekipin e tij, pasi atë e kanë refuzuar disa yje kryesore të NBA-së.

Sfidanti.al