Ljuis Hamilton triumfon serish. Piloti britanik i Mercedes fitoi Çmimin e Madh te Spanjes ne Boterorin e Formula 1 duke regjistruar suksesin e dyte radhazi. Kampioni i botes e dominoi garen nga fillimi deri ne fundin e saj duke krijuar nje diference te jashte zakonshme me shokun e tij te skuadres, Valteri Botas i renditur ne vendin e dyte. Nderkohe qe ne podium u ngjit edhe Maks Vershtapen me Red Bull.
Pista e Montmelo ne Barcelone ishte e pershtatshme per Mercedes dhe skuderia gjermane e shfrytezoi mjaft mire kete fakt duke shfaqur te gjithe potencen e saj qe u duk e venitur ne garat e para te Boterorit te Formula 1. Rezultati? Fitorja e dy vendeve te para me Hamilton dhe Bottas.
Gaboi shume edhe Ferrari. Kokekuqja italiane aplikoi strategjine e gabuar me 2 hyrje ne pit stop kundrejt 1 te rivaleve dhe si pasoje Sebastian Fetel mberi jashte podiumit nderkohe qe vendin e trete e mori Vershtapen. Akoma me keq shkuan gjerat per Raikkonen qe humbi potencen e makines se tij duke u detyruar te terhiqet perfundimisht nga gara.
Pas perfundimit te Çmimit te Madh te Spanjes, Hamilton e sheh vetem 17 pike para Fetelit nderkohe qe Boterori i Formula 1 kthehet pas 2 javesh me Çmimin e Madh te Montekarlos.
Sfidanti.al