Federica Pellegrini po jeton një moment të vështirë pasi rezultoi pozitive me Covid që preku edhe nënën e saj. Por është më shumë mundësua e një mbyllje të dytë globale ajo që e tremb më shumë notaren.
‘Nëse do të ketë një tjetërt mbyllje do të lë notin-u shpreh Pellegrini për Il Fatto Quotidiano-mund ta përballoj, por unë e di cfarë them. Lojërat Olimpike nëse do të ketë një mbyllje tjetër do të anulohen dhe unë pas 3 viteve nuk do të notoj më’.
Pellegrini foli edhe për eksperiencën e saj të Covidit dhe për mënyrën sesi e mori
‘Si u preka nga Covid? Është e cuditshme sepse kisha bërë një test me tampon molekular të dielën dhe dola negative-tregon pellegrini-të mërkurën notova dhe ndjeva që më dhimbnin këmbët, pasdite kisha dhimbje fyti. Të enjten bëra sërish testin molekuklar dhe rezultova pozitive. Atë fundjavë isha në Romë për ‘Italia’s got talent’ dhe u kontrolluam shumë. Udhëtova me tren, qëndrova në hotel. Nuk dola me persona që nuk ishin pjesë e stafit të programit’.
sfidanti.al