Fitorja e Lacios ishte më së shumti fitore e Igli Tares!

Nuk është e lehtë të forcosh një skuadër sidomos në kohë koronavirusi, dhe sidomos kur kjo quhet Lacio, dhe nuk ka mjetet financiare të Juventusit, Interit apo Milanit. Gjithsesi Igli Tare po ia del dhe po e ndihmon trajnerin Inzagi që ketë një stol të mirë. Në fitoren 2-1 ndaj Bolonjës portieri Pepe Reina e bëri detyrën e tij siç pritej, Vedat Muriqi hyri në fushë sërish si zëvendësues, në minutën e 64-ët dhe i dha frymëmarrje skuadrës, ndërsa Akpa-Akpro ishte titullar në vend të Milinkoviç-Saviçit. Mediat italiane shkruajnë se kjo Lacio ishte një fitore e drejtorit të saj sportiv, Igli Tare, pasi lojtarët e sjellë nga ai ishin të rëndësishëm, siç ishte edhe Fares.

“Duhet të bëjmë durim me lojtarët e ardhur së fundmi, sepse duan kohë që të përshtaten, – u shpreh shqiptari, – shumë nga ata nuk i njohin fushat e Serisë A”.  Golat gjithsesi u shënuan nga “autoktonët” si Luis Alberto dhe Çiro Imobile, ndërsa bolonjezët e Sinisha Mihajloviçit bënë gjithçka dhe ndoshta meritonin barazimin. Goditën shtyllën, gjuajtën më shumë drejt portës së Reinës, por realizuan vetëm në fund kur nuk kishte më kohë (De Silvestri). Lacio ka 7 pikë në 5 ndeshje, ende larg kreut, por sezoni është i gjatë.

Sfidanti.al