Ka qenë një kampione e madhe e skive alpine duke fituar katër Kupa të Botës, ndërsa në moshën 36-vjeçare ka vendosur të tërhiqet nga sporti e të shijojë kënaqësitë e tjera të jetës. Kjo ndoshta ka bërë që trupi i saj të mos jetë aq i lidhur dhe në formë sa në kohën kur bënte sport, ndërsa vajza amerikane nuk e ka pasur problem të tregojë veten ashtu siç është. Pasi hodhi në rrjetet sociale foto të ndryshme, ajo mori shumë komente mes të cilëve edhe nga ata tallës, të cilët e bënë të ndihej ndonjëherë keq.
Gjithsesi, u përgjigj po në rrjetet sociale, duke postuar një foto që po e shikoni në këtë shkrim. “Unë jam 100 për qind natyrale, – shkroi Von, – pa botoks, pa ndërhyrje në trup. Ndonjëherë barku im mund të mos duket aq i sheshtë, ndonjëherë mund të kem celulit në këmbë, por unë nuk harroj që trupi im është shumë i fortë dhe më ka dhënë shumë suksese në sport”. Lindsi Von ka fituar 20 Globe të Kristaltë, duke qenë ky një rekord për meshkuj e për femra, ndërsa më parë rekordin e mbante suedezi i famshëm, Ingemar Stenmark me 19.
Sfidanti.al