Paratë e Realit  shpërfillen, Nando de Kolo te Fenerbahçja!

Fenerbahçja po bëhet gati që ta përforcojë edhe më shumë ekipin e vet, të drejtuar nga trajneri i mirënjohur serb, Zhelko Obradoviç, me synimin që të kthehet në fronin e lartë të basketbollit turk dhe atij evropian, dy tituj që ky klub turk i humbi gjatë dy muajve të fundit mbas humbjeve që pësoi nga Anadollu Efes.

Lajmi “bombë”i fundit që është përhapur në Turqi, është ardhja eventuale e basketbollistit më të mirë të CSKA-s së Moskës, Nando de Kolo, për të cilin thuhet se kalimi i tij të klubi turk i lartpërmendur do të konfirmohet brenda 48 orëve të ardhshme.

De Kolo, mbas dy titujve evropianë që fitoi me CSKA-n, ka vendosur që të largohet nga klubi moskovit dhe pritej që ai të shkonte të luante në Spanjë, nga ku ai ka pasur oferta të majme nga Reali i Madridit dhe Valencia. Sidoqoftë, siç duket, situata ndryshoi, kur në garë për basketbollistin francez hyri klubi gjigant turk që i ofroi atij kushte më të mira, duke e bindur atë që të bashkohej me Fenerin.

Sfidanti.al