Tenisti legjendar dhe atraktiv  Bagdatis, e   mbyll në Uimbëlldon

Markos Bagdatis i tha lamtumirë tenisit, duke bërë realitet atë që ky tenist qipriot 34-vjeçar kishte paralajmëruar në prag të fillimit të turneut të sivjetëm të Uimbëlldonit.

Bagdatis ndeshjen e fundit e zhvilloi kundër italianit Mateo Berentini, nga i cili ai u mund 3-0 në raundin e dytë të turneut të Uimbëlldonit, në të cilin ai mori pjesë me “wild card”.

Markos Bagdatis, gjatë karrierës së tij, ka fituar katër tituj dhe

8 800 000 dollarë, ndërkohë që suksesin e tij më të madh ai e ka arritur më 2006, kur luajti në finale të Australia Openit. Po atë vit (2006), ai arriti edhe vendin e tij më të lartë, atë të 8-të, në ranglistën e ATP-së.

Bagdatis ka luajtur një tenis atraktiv dhe në çdo ndeshje të tij ai ka patur shumë tifozë të zjarrtë që bënin për të tifozllëk si në stadiumet e futbollit.

Po ashtu, ky tenist qipriot do të mbahet mend se në një ndeshje brenda një minute ka thyer katër raketa! Bagdatisi është i martuar me ish-tenisten kroate Karolina Sprem.

Sfidanti.al