Skuadra e tij kishte dy ndeshje radhazi që humbiste, ndërsa basketbollisti i Baksave ishte i pikëlluar sepse gjyshja e tij e shtrenjtë u nda nga jeta. Uesli Metjus kishte qenë në karantinë për shkak të Kovidit, por ia doli të ishte në parket për ndeshjen e Miluokit ndaj Hjustonit, ndërsa respektoi protokollin shëndetësor. Ai luajti një ndeshje të rëndësishme për kujtimin e njeriut të tij të shtrenjtë dhe Miluoki fitoi 126-106. Metjus shënoi 16 pikë, niveli më i lartë i sezonit për të, ndërsa Baksat u ndihmuan nga dyshja e rëndësishme Xhru Holidei me 24 pikë dhe Kris Midëlton me 23. Janis Adetokumbo ende nuk është kthyer për kampionët. “Metjusi është një nga luftëtarët më të mëdhenj që unë kam parë këtej rrotull”, – tha trajneri Badenholzer për 35-vjeçarin. Miluoki është në vend të tretë në Lindje me 20 fitore e 13 humbje.
Sfidanti.al