Miluoki nuk ndalet dhe dhuron një tjetër paraqitje spektakolare në mbrëmjen e fundit të NBA, të mbyllur me një tjetër sukses për kryesuesit e Konferencës së Lindjes. Baks triumfuan kundër Indianës me rezultatin 136-149, ndërsa kjo ishte dhe ndeshja me më shumë pikë. Si gjithmonë mbreslënës, Janis Atentokoumpo me tre shifra dopjo, 38 pikë, 17 topa në tabelë dhe 12 asist. Por në një nivel të lartë ishte edhe ndeshja personale e Holidei në rolin e shënuesit më të mirë me 51 pikë. Me këtë sukses, Miluoki thuase siguron matematikisht kreun në Lindje. Nga ana tjetër, Indianas i duhen edhe tre fitore për të marrë biletën e play-off.
Nuk arrin të ruajë ritmin Memfis, që në sfidën tjetër shumë të luftuar të mbrëmjes u mund nga Los Anxheles Klipers 132-141. Rasëll Uestbruk ishte njeriu i fitores për kalifornianët, duke shënuar 36 pikë dhe dhënë 10 asist për shokët e tij. Për Grizlis nuk mjaftoi Morant, që realizoi 34 pikë, ndërsa mbeten në vendin e dytë të Perëndimit.
Dy rikthime të mëdha në mbrëmjen e fundit të NBA. LeBron Xhejms zbriti në parket pas dëmtimit, duke ndihmuar me 25 pikë Los Anxheles Lejkërs në fitoren 110-121 kundër Çikago Bulls. Po ashtu, Kevin Durant kaloi dëmtimin duke realizuar 16 pikë në suksesin e Feniks Sans në dëm të Minesotës me shifrat 107-100. Fitore në ndeshjet e fundit të NBA siguruan edhe Nju Jork Niks, Bruklin Nets, Jutah dhe Oklahoma.
Sfidanti.al