FIFA ndërkombëtarizon dënimet për ish-drejtuesit e Juventusit

FIFA ka ndërkombëtarizuar dënimet që Gjykata e Apelit të Federatës Italiane të Futbollit vendosi në dëm të ish-drejtuesëve të Juventusit, Andrea Anjeli, Pavel Nedved dhe Fabio Paratiçi në lidhje me hetimet për mbivlerësimin e futbollistëve. Por ku vendim prek më së shumti këtë të fundit. Ish-drejtori sportiv i Juventusit, tashmë me të njëjtin rol te Tottenhem është I vetmi në aktivitet. Për këtë arsye dënimi me 30 muaj pa mundësi për të kryer detyrën I dhënë në Itali, tashmë vlen në të gjithë botën. Kjo do të thotë se Paratici duhet të largohet nga pozicioni I rëndësishëm që mban në klubin londinez. Kjo është një tjetër goditje e rëndë për Totenhem në këtë moment të vështirë të sezonit, ku vetëm një javë më parë u largua nga pankina edhe Antonio Konte. Kështu, “Spërs” përveçëse trajner duhet të gjejnë edhe një drejtor të ri sportiv.

Sfidanti.al