Është krenar që në krah mban shiritin. Maksim Talovjerov është kapiteni i Ukrainës U21, dhe në çdo ndeshje del me një mision, atë të mbrojtjes së ngjyrave të vendit të tij që është në luftë. Qendërmbrojtësi shtatlartë, ishte pjesë e ekipit Shpresa të Ukrainës që luajti një miqësore me Italinë në Rexho Kalabri, dhe tregoi përvojën e tij si futbollist profesionit, të ndikuar nga konflikti ushtarak që po zhvillohet në lindje. “Është e vështirë të luash futboll kur ke prindër në front”, janë fjalët e 22-vjeçarit. Në front është babai i tij, Vadimi, edhe ai dikur një futbollist.
Maksim Talovjerovi ka lindur pikërisht në Donjeck, në qytetin që e kanë në zotërim prorusët që nga viti 2014, por nuk është kthyer më aty. Prej shumë vitesh ai luan në Europë, fillimisht në Republikën Çeke që nga 2018-ta, ndërsa tani i huazuar në Austri tek LASK-u i Lincit. Mbrojtësi 22-vjeçar pritet shpejt të jetë pjesë e kombëtares së të rriturve të Ukrainës. Me shtatlartësinë 1.95 metra ai ka luajtur 17 ndeshje me Shpresat duke u dalluar si një lider në fushë dhe jashtë saj.
Sfidanti.al