“Pas një burri të madh, qëndron gjithmonë një grua e fortë”. Por ndonjëherë, është një grua që mund t’I shkaktojë probleme burrit dhe vetes së saj. Për këtë mund të flasin më shumë Julian Nagelsman dhe e dashura e tij Lena Vurzenberger, një trajner dhe tjetra gazetare dhe që të dy kanë humbur punën në pak ditë. Në fakt, mediat gjermane zbulojnë se një nga arsyet e shkarkimit të Nagelsman nga pankina e Bajernit të Mynihut është historia e tij e dashurisë.
Gjatë aventurës së tij bavareze, trajneri akuzonte se në skuadër kishte një “spiun” pasi në media dhe pikërisht te “Bild” gazeta ku punonte e dashura e tij, dilnin informacione që mund tli dinte vetëm dikush në dhomat e zhveshjes. Por futbollistët dyshonin se ishte pikërisht tekniku që thyente ligjin e pashkruar të futbollit se “çfarë ndodh në dhomat e zhveshjes mbetet aty”. Çështja e “spiunit” ka qenë një temë debati e zakonshme te Bajerni i Mynihut dhe sipas mediave gjermane, një nga arsyet kryesore të ndarjes me Nagelsman.
Por lidhja me trajnerin ndikoi edhe karrierën e të dashurës së tij. “Bild” i ndryshoi një fillim sektorin, duke e larguar nga ai i kronikës së Mynihut, përpara se të vinte edhe dorëheqja e saj. Tashmë Lena është sistemuar në zyrën për mediat në kompaninë BMV, ndërsa Nagelsman duket se do të shijojë pushime të gjata përpara se të kthehet sërish në pankinë.
Sfidanti.al