Edhe pse nuk dëshiron të dorëzohet, edhe pse mbetet i fortë, sërish mosha bën të vetën. Zlatan Ibrahimoviç është detyruar të ndalojë sërish tek Milani. Mediat italiane njoftojnë se suedezi 41-vjeçar do të rrijë jashtë fushave për 2 javë pas problemeve muskulare. Kjo, vetëm pak kohë pasi u kthye nga dëmtimi në gju që e la 9 muaj pa luajtur futboll. Ibra dëshiron të rinovojë me Milanin, dhe ndoshta palët do të bien dakord, por kuptohet që situata nuk është nga më të mirat. Në pak më shumë se 3 vjet, legjenda ka humbur 68 ndeshje dhe bëhet për një numër mjaft të madh.
Sfidanti.al