Fundi i një epoke. Sipas BBC, Ron Dennis do të shkëputet nga McLaren. Britaniku, i cili nisi punë në Ëoking në vitin 1980 dhe mori kontrollin e plotë në vitin 1981, do të lërë punën e tij në fund të këtij viti dhe do të zëvendësohet nga Zak Brown.
Dennis zotëron 25% të aksioneve të McLaren Group, grupi i dedikuar industrisë automobilistike dhe që përfshin ekipin e Formulës 1, por zotëruesit e 75% të aksioneve (50% Mumtalakat dhe 25% Mansour Ojjeh) kanë vendosur që ta largojnë atë.
Dennis dhe Ojjeh nuk kanë marrëdhënie të mira kohët e fundit dhe aksionerët e tjerë janë bashkuar për të vazhduar pa të.