Sapo filluan spekulimet për kthimin e Stiven Xherardit në Angli, ditët e fundit, mbërriti edhe një informacion, tanimë, zyrtar, se Çelsi i ka ofruar Frenk Lampardit kthimin në Stemfort Brixh. Ky futbollisti veteran që, tani, është 38 vjeç, gjatë dy sezoneve të fundit, ka luajtur me MLS-në e Nju Jork Sitit, por, tanimë, ai ka vendosur që të largohet nga SHBA-ja. Në fakt, ai edhe vetë nuk ka bërë të ditur, nëse do të luajë më futboll, por, nëse vendimi i tij do të jetë pozitiv, atëherë, ai e ka të hapur opsionin për një come back te Çelsi.
Me këtë rast, duhet të theksohet se, megjithëse Lampardi luajti një sezon me ManSitin, ai ende është një fytyrë e dashur për tifozët e Çelsit që nuk mund ta harrojnë lehtë se çfarë ka bërë ai për këtë klub dhe sesa trofe ka fituar Çelsi me të. Po ashtu, duhet të përmendet fakti se ai është rekordmen sa u përket golave të shënuar (211) në historinë e Çelsit dhe ky numër do të mund të rritet edhe më tej, nëse ai e vesh përsëri bluzën e klubit londinez