Është mbajtësja e trofeut, por do ta lerë “vakant” titullin. Serena Uilliams u tregua një kampione e madhe edhe në dështim, ndërsa lajmëroi se nuk do të marrë pjesë këtë vit në Australian Open. Tenistja amerikane fitoi vjet titullin, por vetëm 4 muaj më parë lindi fëmijën e saj, dhe koha mesa duket nuk i mjaftoi të ishte në maksimum.
“Pasi luajta ndeshjen time të parë pas lindjes kuptova se nuk jam aty ku dëshiroj dhe ku duhet të jem, – shkroi ajo në një deklaratë publike, – jam shumë pranë formës sime më të mirë, por jo aty ku duhet, ndërsa trajnerët e mi gjithnjë më kanë këshilluar të marr pjesë në ata turne ku unë mund të luftoj për fitore. Jam shumë e mërzitur, por do të kthehem”.
Serena flet sikur të jetë një vajzë rreth 25 vjeçe, ndërsa mosha e saj 36-vjeçare nuk është se e ndihmon shumë kur vjen puna për të humbur një turne Grand Slemi si Australian Open. Gjithsesi, amerikania tregoi se një kampione nuk mund të shkelë standardet e saj.
Sfidanti.al