Quhet Maria Andrejçuk dhe fitoi medaljen e argjendit për Poloninë në Lojrat Olimpike në Tokio. Ajo vendosi që ta nxirrte në ankand medaljen e saj si nënkampione olimpike për të mbledhur rreth 150 000 euro për të siguruar një operacion në zemër të një fëmije polak 8-muajsh, të quajtur Miloshek, dhe që pritet të ketë ndërhyrje në SHBA, në spitalin e Stenfordit. Maria 25-vjeçare nuk e njeh fare Miloshekun e vogël, por historia e tij ka mjaftuar që të reagojë. Ajo vetë ka pasur një sëmundje të rëndë, kancer të kockave në 2018, por arriti ta kalonte dhe të shpallej nënkampione olimpike në Tokio në hedhje shtize.
Sfidanti.al