Kanë pasur një lidhje e cila edhe pati frytet e saj me një vajzë që sot është 14 vjeç. Flasim për kampionen e shquar të bilardos (snuker-snooker), Rianë Evans (Reanne) dhe ish-burrin e saj, Mark Allen. Të dy janë ndarë pas një raporti 3-vjeçar, ndërsa duke qenë bilardistë profesionistë u ndeshën me njëri-tjetrin në një sfidë ndërgjinore. Fillimi ishte shumë i vështirë pasi Marku i zgjati dorën ish-partneres, por ajo refuzoi ta takonte. Bilardisti pranoi më pas se u ndje shumë keq, ndërsa ishte në prag të humbjes, por përfundimisht arriti të fitonte. Riana është 12 herë kampione e botës në bilardo, ndërsa është ndarë nga Marku në 2008.
Sfidanti.al