Niki Lauda tremb Formula 1; ben transplant ne mushkeri

Bota e Formula 1 mban frymen per Niki Laudan. Presidenti i nderit i Mercedes iu nenshtrua nje transplanti ne mushkeri ne spitalin AKH ne Vjene te Austrise, lajm qe u konfirmua nga vete stafi mjekesor.  Tashme gjendja e tij eshte stabel dhe shefi i pavionit, Valter Kepetko qe kreu nderhyrjen eshte shfaqur optimist dhe se gjithcka po shkon sipas parashikimeve.

Kepetko shtoi gjithashtu se Lauda, legjende e Formula 1 do te qendroje ne spital per disa jave. Lauda, 69 vjec ishte me pushime ne Ibiza ku iu shfaqen simptoma gripi qe i nenvleresoi. Por kur gjendja u perkeqesua ai shkoi ne Austri me avion privat.

Niki Lauda eshte shpallur 3 here kampion bote ne Formula 1 ne 1975, 1977 dhe 1984. Ne 2012 u be president nderi i Mercedes dhe u perfshi ne tratativat per sjelljen te skuderia gjermane pilotin britanik Ljuis Hamilton.

Sfidanti.al