Sezoni 2018/2019 do te jete i fundit per ‘Fly Emirates’ si sponsor i Paris Sen Zhermenit. Sipas te perditshmes franceze ‘L’Equipe’, kontrata mes klubit transalpin dhe kompanise ajrore skadon ne veren e vitit 2019 dhe palet duket se nuk kane deshire te vijojne bashkepunimin qe ka nisur qe ne vitin 2005.
Ne vitet e fundit Emirates derdhi ne arkat e Paris Sen Zhermenit 25-30 milione Euro ne vit ne varesi te rezultateve te klubit parizien, nje shifer te cilen drejtuesit e kampioneve te Frances deshirojne qe ta trefishojne ate. Synimi i Al Kelaifit eshte qe te sigurojne kontrate me 80 milione Euro me sponsorin kryesor, shifer qe konsiderohet e papranueshme nga Emirates.
Sfidanti.al