Niki Lauda, përgënjeshtrime njëra pas tjetrës: Hamilton qëndron te Mercedes, asnjë bashkëpunim me McLaren

Niki Lauda ka nisur një fushatë përgënjeshtrimesh orët e fundit. presidenti i nderit i Mercedes fillimisht mohoi lajmet e fundit që qarkullojnë për mundësinë e largimit të Hamilton nga skuderia gjermane dhe Botërori i Formula 1 duke theksuar se kjo jo vetëm që nuk do të ndodhë, por ka të ngjarë që palët të rinovojnë kontratën. ‘Lewis Hamilton do të qëndrojë me ne sepse ka një kontratë për të respektuar-tha Lauda-ai dëshiron rinovimin e kontratës me ne edhe përtej vitit 2018 gjë qe e kërkoi vetë. Është shumë i motivuar ashtu sikurse edhe ne, por pavarësisht kësaj bisedimet ende nuk kanë nisur’. Çështja tjetër që u përgënjeshtrua në mënyrë kategorike nga Lauda është ajo e marrësveshjes së bashkëpunimit me McLaren. ‘McLaren ka një kontratë me Hondën-vijoi Lauda-por edhe nëse ndahen, kjo nuk do të thotë se Mercedes do të furnizojë këtë skuadër me motorë. Askush nuk e ka kërkuar këtë’.

sfidanti.al