Nicky Hayden ende në luftë për jetën; prokuroria vijon hetimet për aksidentin

Nicky Hayden vazhdon të jetë në gjendje kritike për jetën pas aksidentit të pësuar 4 ditë më parë në zonën e Ricciones teksa ishte duke u stërvitur me biçikletë. piloti i Superbike, ish kampion bote në MotoGP, vazhdon të jetë në sallën e reanimacionit dhe sipas stafit mjekësor të spitalit ‘Bufalini’ të Cesenës prognoza është e rezervuar. Në të njëjtën kohë drejtuesit e spitalit vendosën që të mos lejojnë më askënd që të qëndrojë pranë dhomës së 35 vjecarit gjatë orëve të natës dhe këtu përfshihen edhe familjarët e të afërmit e Hayden. ndërkaq, autoritetet në Itali kanë nisur prej ditësh hetimet në lidhje me këtë aksident, autori i të cilit është një 30 vjecar.

sfidanti.al