Nga Mejuedhër te Golovkini, kush është boksieri i shekullit?!

Një renditje interesante bën “Deili Meil” në Britaninë e Madhe, ndonëse mund të jetë si gjithmonë subjektive. Pasi Oleksandr Usik mundi Entoni Xhoshuan në betejën për peshat e rënda të boksit profesionist, duke fituar brezat e artë të kampionit në 4 federata, “Meili” deklaroi se ishte koha për të përcaktuar më të mirët e shekullit të 21-të. Nëse shekulli i kaluar pati Muhamed Aliun, Xhorxh Foremanin, Tajsonin, Holifildin, Ljuisin, Riki Balboan apo Leonardin, yje ka pasur edhe pas vitit 1999.

I pari, duke pjesëtuar kilogramët e ndryshëm, del Flojd Mejuedhër me 50 fitore dhe asnjë humbje, ndërsa ndiqet nga Mani Pakiao. Të dy këta janë tërhequr dhe në skenë mbetet Kanelo Alvarezi (56 fitore, 2 barazime, 1 humbje), ndërsa vlerësimet ishin të larta për Bernard Hopkinsin, Huan Manuel Markezin, Roman Gonzalesin, Nonito Donerin, Marko Antonio Barrera, Oleksandr Usik dhe i famshmi Genadi Genadijeviç Golovkin (41 fitore, 1 humbje, 1 barazim). E habitshme për “Deili Meilin” që nuk përfshin Tajson Fjurin, një anglez, në këtë listë.

Sfidanti.al