Kontratë e mrekullueshme në kohët e coronavirusit dhe të krizës së thellë ekonomike. Kjo është ajo që nënshkroi ylli i NFL, Patrick Mahomes me Kansas City Chiefs për shifrën e 503 milionë Dollarëve në 10 vjet. Bëhet fjalë për kontratën më të pasur në historinë e këtij kampionati,por edhe të sportit në përgjithësi.
Me këtë kontratëm quarterback 24 vjecar i skuadrës kampione në fuqi të NFL do të jetë i lidhur me Kansas City Chiefs deri në 2031. Mahones u shpall MVP i Super Bowl të këtij viti që u fitua pikërisht nga skuadra e tij, për të cilën ishte titulli i parë në histori teksa mundi San Francisco 49ers 31-20.
Mahomes , në 2018 u shpall lojtari më i mirë i futbollit amerikan në sezonin e tij të parë të plotë. ‘Është një lider i jashtëzakonshëm dhe jam i lumtur që do të jetë pjesë e Chiefs edhe për shumë vite që do të vijnë-tha Clark Hunt, presidenti i skuadrës së NFL. Akoma më i lumtur ishte menaxheri i Mahomes, Chris Cabott. ‘Lojtari i parë në historinë e të gjithë sporteve që fiton kontratë me vlerë gjysmë miliardi-tha Cabott
Sfidanti.al