MotoGP, e bujshme; Ducati, tratativa për një kthim të mundshëm të Lorenzos

Siguria e vetme është që në 2021 një nga pilotët zyrtarë të Ducatit në Botërorin e MotoGP do të jetë Jack Miller, ndërsa për rolin e pilotit të parë të skuderisë italiane po diskutohet rinovimi i Andrea Doviziosos, por ende nuk ka një përfundim të lumtur, madje duket se për momentin kjo është ende larg. Bëhet fjalë për cështje parash dhe mundësish.

Në këtë pikë, skuadra bolonjeze po mendon për alternativat e Doviziosos për të mos qenë e papërgatitur dhe lajmi i bujshëm është se po mendohet për një rikthim të Jorge Lorenzos i cili zyrtarisht është tërhequr dhe që aktualisht është në rolin e kolaudatorit te Yamaha. Të paktën kjo është ajo që ka lënë të kuptohet nga babai  i tij, Chicho.

‘Asgjë nuk është e sigurt për momentin, por po negociohet sepse e di që po bëjnë bisedime dhe ku ka tym, ka zjarr-tha gjatë një lidhje direkte në rrjetet sociale babai i  Lorenzos-nëse do të pranojë sfidën dhe vendos ta përballojë atë, mendoj se mund të kthehet sepse është shumë kokëfortë. U desh të largohej nga Honda si humbës dhe nëse  kthehet në pistë e fiton një garë, mund të tërhiqet sërish me ndërgjegjen e pastër. Mendoj se gjithcka është e lidhur me kthimin e tij të mundshëm’.

Sfidanti.al