Efekti i Covid-19; organizatorët shkurtojnë vende pune

Organizatorët e Botërorit të futbollit të vitit 2022 shkurtojnë vende pune. Komiteti Organizativ i këtij turneu nuk foli në mënyrë direkte për impaktin financiar të pandemisë coronavirus, por sekretari i përgjithshëm, Hassan Al Thawadi së fundmi ka folur për shqetësimet e tij për recesionin global

Sponsorët e FIFA së fundmi kanë reduktuar numrin e vendeve të punës si pasojë e bllokimit të udhëtimeve dhe ndërprerjes së eventeve sportive për shkak të coronavirusit. Katari ka hapur 3 nga 8 stadiumet që do të përdoren në këtë Kupë Bote që do të zhvillohet në nëntor-dhjetor 2022, gjë që do të thotë se duhet më pak personel për mbikqyrjen e infrastrukturave që janë në ndërtim e sipër

Me 85% të punimeve të përfunduara në infrastrukturë, organizatorët e Botërorit të Futboillit pohojnë se forca e punës duhet të ndryshohe dhe se janë të nevojshme të tjera kompetenca për fazën tjetër të përgatitjeve të turneut të Katarit. Numri i vendeve të punës që janë shkurtuar nuk dihet, por organizatorët bënë të ditur se ata që kanë humbur punën do të marrin pagën dhe shpërblimet për shërbimet e tyre sipas ligjit të punës në Katar.

Sfidanti.al