NFL, provë farsë e Kapernik; vetëm 8 skuadra prezantohen

Kolin Kapernik, ish kuotërbeku I San Franciskos  që nisi protestën kundër policisë për keqtrajtimin e personave me ngjyrë  duke u gjunjëzuar në momentin e ekzekutimin e himnit amerikan në sezonin 2016, bëhet sërish protagonist I lajmeve sportive

Pasi akuzoi të 32 skuadrat e NFL se e bojkotuan duke mos I dhënë më shans për të luajtur për motive politike, këtë të shtunë I dha jetë një testi të oprganizuar nga NFL për të treguar aftëstitë e tij te talent skautët  e skuadrave të interesuara për shërbimet e tij

Por me shumë mundësi, e gjithë kjo duket se ishte më shumë një lëvizje strategjike e NFL që është denoncuar nga Kapernik që ka kërkuar edhe një dëmshpërblim prej 60-80 milionë Euro. Duket se  NFLe bëri të gjithë këtë vetëm sa për sy e faqe për të treguar  se ai nuk është I përjashtuar edhe për shkak të frikës së një denoncimi tjetër si ai I 2017 të Kapernik që u mbyll me një akord mes palësh.

Por edhe në këtë rast pati polemika duke nisur që nga dita e përcaktuar për testimin për faktin se u zgjidh dita e shtunë kur trajnerët dhe menaxherët e skuadrave janë të impenjuar për sfidat e së dielës. Më pas, në minutën e fundit pati edhe një ndryshim të vendit të testimit që u zhvendos nga fisha stërvitore e Atlantës, të Charles R. Dreë High School të Riverdejl në Xhorxhia dhe e gjithë kjo ndodhi pa autorizimin e NFL dhe ishte 100 km larg. Kështi që në vend të 24 skuadrave që duhet të ishin në testimin e Kapernik, të pranishëm ishin vetëm 8 prej tyre; Philadelphia Eagles, Kansas City Chiefs, Neë York Jets, Ëashington Redskins, San Francisco 49ers, Detroit Lions e Tennessee Titans.

Sfidanti.al