Aurelio de Laurentis ka vendosur të aplikojë një linjë të ashpër kundër rebelëve të Napolit. Sipas të përditshmes italiane ‘Tuttosport’, presidenti I klubit napoletan po mendon që të cojjë në Kolegjin Arbitrar të FIGC dokumentin e mbajtjes së pagës mujore të futbollistëve deri në masën 50%.
Gjithnjë sipas ‘Tuttosport’, De Laurentis po mendon të mbajë shumën totale nga pagat e lojtarëve deri në momentin kur Kolegji do të shprehet për këtë cështje që mund të konfirmojë ose modifikojë këtë ndëshkim
Por jo vetëm kaq, mësohet se De Laurentis u ka rrefyer miqve të tij vullnetin për t’u kërkuar lojtyarëve edhe dëmshpërblim për prishje të imazhit të klubit për shkak të rebelimit të tyre. Në këtë rast, klubi mund t’I drejtohet organeve të zakonshme të drejtësisë duke qenë së në lojë është cështja e të drejtave të imazhit që janë te dolkumentuara në mënyrë private dhe që i shpëtojnë një klauzole të Federatës Italiane të Futbollit.
Sfidanti.al