E thonë në Spanjë; Messi, bisedime për rinovimin me Barcelonën

‘Po flasim me përfaqësuesit e Messit për të mbyllur cështjen e rinovimit njëherë e mirë-këto ishin fjalët e Erik Abidal në intervistën për të përditshmen ‘Sport’ në lidhje me rinovimin e kontratës së kapitenit të Barcelonës-për ne ai është aktori kryesor. Ai ka këtë opsion për kontratën e tij, por unë e di që presidenti po bisedon me përfaqësuesit e lojtarit për mbylljen përfundimtare të kësaj cështjeje. Shpresoj që ai të qëndrojë me ne dhe për shumë vjet dhe mendoj se do të ndodhë kështu. Do të jetë një vendim I Messit’.

Messi ka me Barcelonën një kontratë që e lejon që cdo vit të marrë vendimin për të lënë klubin katalanas ku ai luan që kur ishte vetëm 13 vjec. Abidal foli edhe për cështjen Nejmar dhe mundësisë së kthimit të tij te kampionët e Spanjës.

‘Nejmar është një lojtar I nivelit të lartë me filozofinë e klubit tonë-tha Abidal-ai garanton gjithnjë paraqitje shumë të mira dhe për Barcelonën do të ketë gjithmonë një mundësi. Nuk them se është opsioni kryesor, por do të jetë gjithnjë një I tillë’.

Sfidanti.al