Mancester Siti-Guardiola; mund të ketë divorc në fund të sezonit

Ky sezon mund të jetë I fundit I Pep Guardiolës në pankinën e Mancester Sitit edhe pse kontrata e tij me Citizens skadon në vitin 2021. Sipas asaj që publikohet te tabloidi ‘Mirror’, në kontratën e trajnerit 48 vjecar ekziston një klauzolë e zgjidhjes së kontratës së Guardiolës, dicka që Mancester Siti e aplikoi edhe në të kaluarën me Manuel Pelegrinin

Zërat për largimin e Guardiolës duket sikur kanë gjetur një lloj konfirmimi nga lajmet e muajve të fundit sipas të cilave familja e Guardiolës nuk është shumë e lumtur në Mancester, madje bashkëshortja e tij Kristina është kthyer në Spanjë, bashkë me vajzën e vogël.

Zërat më të fundit flasin për mundësinë e kthimit të Guardiolës te Bajerni I Mynihut sezonin e ardhshëm, por duket se kjo lëvizje është e pamundur pasi katalanasi nuk ka shumë dëshirë të stërvisë sërish skuadër në Gjermani. Në sfond mbetet edhe Juventusi, për interesin e të cilit ndaj Guardiolës u fol shumë edhe gjatë muajve të verës, por edhe kjo hipotezë duket e vështirë për t’u bërë realitet duke parë rendimentin e bardhezinjve me Sarrin në pankinë, por jo e pamundur

Sfidanti.al