Në pritje të makinës së re; Mercedes prezanton helmetën e Hamilton

Në pritje të prezantimit të makinës W12 që do të zbresë në pista në Botërorin e Formula 1 të vitit 2021 që do të bëhet në 2 mars, skuadra e Mercedes vendosi të prezantojë helmetën që do të përdorë Lewis Hamilton gjatë këtij sezoni. Dizajni është i ngjashëm me atë të helmetës që 7 herë kampioni i botës  përdori në kampionatin e vitit të kaluar ku mbizotërojnë ngjyrat e zezë dhe violë. Kësaj helmete janë shtuar disa detaje të tjera në ngjyrë të artë me 7 yje që tregojnë numrin e titujve botërorë për pilotë që ka fituar britaniku në kampionatin e Formula 1

sfidanti.al