Flirtim i ri për Balotellin? Ai e mohon: Jam ende beqar

Mario Balotelli është kthyer të jetë protagonist në fushë me fanelën e Monzas, por ai është në këtë rol edhe në lajmet e kronikave rozë dhe mohon zërat për një flirt të mundshëm me Nicole Mazzocato që kanë shpërthyer së fundmi.

‘Jam ende beqar, rrini të qetë! Fuck fake gossip-ishte përgënjeshtrimi i Mario Balotellit nëpërmjet një postimi në Instagram Story, veprim që e bëri edhe vetë influencerja, ish protagoniste e programit ‘Uomini e Donne’.

‘Mjaft më. Rreshtni së sajuari fejesa apo lidhje me persona që nuk kanë të bëjnë me jetën time sentimentale-shkruante Nicole

Sfidanti.al