Mbreti i merkatos,Raiola: Haaland? Vetëm 10 klube në botë mund t’ia lejojnë vetes

‘Vetëm 10 klube në botë mund t’ia lejojnë vetes të blejnë Haaland dhe t’I ofrojnë skenën që meriton pasi kaloi kohë te Borussia Dortmund dhe 4 nga këto klube janë në Angli’-Kjo është ajo që deklaroi Mino Raiola për klientin e tij Erling Haaland, ylli i ri i futbollit botëror.

‘Është e qartë që të gjithë e shohin Erlingun si një nga yjet e mundshme të së ardhmes sepse është e vështirë të bësh atë që bën ai në moshën dhe nivelin e tij-shtoi Raiola që foli për BBC-do të hetë një prej yjeve të dekadës së ardhshme pasi shohim persona si Ibrahimovic, Ronaldo e Messi po shkojnë në një moshë kur të gjithë pyesin: Edhe për sa kohë do t’i shijojmë?. Kështu që të gjithë shohin brezin e ri’.

Më pas agjenti italo-holandez  foli edhe për një tjetër klient të famshëm të tij, Zlatan Ibrahimovic. ‘Si mund të gjykohet nëse kam qenë një agjent I mirë për Ibrahimovic?-shtoi Raiol-I vetmi që mund të gjykojë është vetë Ibra. Lojtarët e mi nuk më quajnë parazit dhe për këtë punoj. Më intereson vetëm sesi më quajnë lojtarët e mi’.

Raiola shkaktoi një zhurmë të madhe në dhjetor kur përpara një ndeshje të rëndësisshme të Ligës së Kampioneve për Manchester United, tha se kohës së Paul Pogba në Old Trafford I kishte ardhur fundi. ‘Shpreha vetëm një opinion, nuk doja të krijoja probleme-tha Raiola-nuk mendoj se destabilizoi askënd sepse bënë një rrugëtim fantastic dhe për një periudhë ishin në krye të klasifikimit’.

Sfidanti.al