Tenisti më i mirë spanjoll, Rafael Nadal, bëri komentin e tij pas vendimit të trajnerit të tij, në fakt, xhaxhait të tij, Toni Nadal, që ta ndërpresë bashkëpunimin në fund të sezonit. Toni ka qenë bashkë me Rafën gjatë pothuajse të gjithë karrierës së tij, kështu që, për këtë arsye, është befasuese kjo ndërprerje bashkëpunimi të ndërsjellë.
“Toni është plotësisht i lirë, sikurse ka qenë edhe deri tani, që të marrë vendime që e bëjnë atë që të ndihet i kënaqur. Tani, ai, sikurse thotë vetë, ka prioritete të tjerë, akademinë që është një projekt ambicioz, plus edhe familjen. Unë ndjehem më mirë, kur njerëz që i unë i dua, jam të lumtur. Para së gjithash, ai është xhaxhai im. Unë kam një jetë të tëre me të dhe kam marrëdhënie të veçanta, ashtu si edhe me xhaxhallarët dhe dajallarët e tjerë”, tha Nadali që ende nuk ka bërë të ditur, nëse do të angazhojë ndonjë trajner tjetër.
sfidanti.al