Podolski është lodhur nga Europa, katapultim në Japoni

Sulmuesi gjerman, Lukas Podolski, ka njoftuar se do të largohet nga Galatasaray në fund të këtij sezoni.

Fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë, Podolski ka zbuluar se do t’i bashkohet skuadrës se Ligës japoneze J, Vissel Kobe, transmeton Express.

Raportohet se një marrëveshje 2.6 milionë euro do ta çojë Podolskin në ligën aziatike.

Podolski gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Koln, Bayern Munich, Arsenal dhe Inter.