Këto ishin fjalët dinake të menaxherit të boksierit anglez, Frenk Uorren, pas ndeshjes në stadiumin e Totenhemit në Londër, fituar nga ukrainasi Oleksandr Usik. Ky i fundit i përngjau Evander Holifildit duke u bërë kampion i unifikuar i botës në peshat e mesme dhe të rënda, dhe menaxheri i Tajson Fjurit (në foto) deklaroi se klienti i tij u zhgënjye nga ndeshja. “Fjuri e ndoqi luftën mes Xhoshuas dhe Usikut dhe u zhgënjye që nuk ekziston mundësia që ai të ndeshet me Xhoshuan, – tha Uorreni, – fola me Tajsonin dhe ishin në një mendje, që Xhoshua duhej të kishte shfrytëzuar epërsinë në shtatlartësi. Unë i thashë Tajsonit që “imagjinoni ç’do të kishte ndodhur nëse do të ishte ndeshur me ty” Tajsoni ka shpejtësi grushtesh po aq të madhe sa Usiku, ka inteligjencë boksimi po aq të mirë sa Usiku dhe lëvizje të këmbëve gjithashtu po aq të mirë sa ai, veçse ka grushta më të fuqishëm dhe e mban grushtin më mirë”. Fjuri do të ndeshet me Diontej Uajlderin në 9 tetor në Las Vegas, ndërsa Xhoshua do të ketë revansh ndaj Usikut. Nëse fitojnë, mund të ndeshen mes tyre.
Sfidanti.al